Barcelona ka mundur Selta Vigon dhe suksesi 3-1 e ka afruar edhe më shumë me vendin e dytë, që do t’i garantonte katalanasve pjesëmarrjen edhe në Superkupën e Spanjës, e bashkë me të dhe disa miliona euro më shumë. Trajneri i Barçës, Ksavi Hernandez ka komentuar sfidën ndaj Vigos, duke vlerësuar efektivitetin e skuadrës së tij.
“Nuk kemi bërë një ndeshje të mirë, por jemi treguar mjaft efikasë. Për ne gjithçka është bërë më e lehtë pas kartonit të kuq, sepse më parë po vuanim, nuk ishim të qartë dhe të qetë.
Natyrisht që dhe ne kemi pasur disa probleme me mungesat, por në fund na kënaqin tri pikët. Sa për Arauhon mjeku na ka konfirmuar se nuk ka asgjë serioze”, ka thënë Ksavi.
Arena e Lajmit
