Rober Levandovski vazhdon të jetë objektivi numër një i skuadrës së Barcelonës.
Klubi spanjoll shpreson tek ardhja e lojtarit në verë dhe vetëm disa ditë më parë rritën ofertën për të. Ata janë gati të japin 40 milionë euro për polakun, e ardhmja e të cilit është gjithmonë dhe më shumë larg Bajernit.
Kampionët e Gjermanisë nuk kanë vendosur ende se çfarë do të bëjnë me golashënuesin më të mirë të Bundesligës, kontrata e të cilit skadon në qershorin e 2023-shit.
Arena e Lajmit
