Nuk do të rinovojë kontratën me Liverpulin, sulmuesi një hap larg transferimit te Milani

Divok Origi është një hap larg transferimit te Milani.

ORIGI

Sulmuesi belg në fakt nuk e ka arritur numrin minimal të paraqitjeve, që nëse do të arrihej kontrata e tij do të rinovohej automatikisht me Liverpulin dhe nuk do të ishte zyrtarisht lojtar i lirë në fundin e këtij sezoni.

Marrëveshja me lojtarin është finalizuar prej disa kohësh, por për ta përmbyllur atë, duhet vetëm ndeshja përfundimtare e sezonit të Liverpulit, atë më 28 maj në finalen e madhe të Parisit ndaj Realit të Madridit.

Maldini dhe Masara prej disa muajsh kishin që punonin për profilin e belgut, 27-vjeçar, i cili është gati të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me pagë rreth 4 milionë euro në sezon.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Liverpulit në Premier Ligë, Origi është aktivizuar në total në 6 ndeshje nga ku ka shënuar dhe tre gola.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×