Pamjet/ Shikoni si është shkatërruar nga shpërthimi lokali i Noizyt, dy ditë më parë reperi u përfshi në një sherr me Cllevion

arenalogo_madhe

Lokali i Noizy-t në Durrës është shkatërruar nga një shpërthim me tritol rreth orës 4 të mëngjesit të sotme. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga shpërthimi por siç duket nga pamjet e siguruara nga Panorama.al ka dëme te konsiderueshme. 

Sipas njoftimit të policisë, lokali ka qenë me qira në emër të Bashkim Rajkut, babait të Rigelsit dhe të dy janë marrë në pyetje në polici për shpërthimin.

Pas ngjarjes, Noizy është marrë në pyetje nga policia dhe ka deklaruar se i vetmi konflikt që ka është ai me Kleviol Ahmetin, i njohur ndryshe si Cllevio.

Ditën e hënë, para lokalit pati një sherr mes grupit të Noizy-t dhe Cllevios. Shkak janë bërë ngacmimet dhe sharjet e vazhdueshme në rrjetet sociale ndaj reperit të famshëm.

SI KA NDODHUR SHERRI

Cllevio, shoku i reperit tjetër Stresi, ka mbërritur në zonë së bashku me disa miq të tij me makina. Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe në momentin kur ky i fundit shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet.

Por Rigels Rajku e ndjek pas dhe nis ta godasë edhe tek dera e makinës, përpara se Kleviol Ahmeti të “arratiset”.

Ndërkohë në rrugë ndodhet edhe një mik i Cllevio, i cili po ashtu dhunohet nga reperi dhe miqtë e tij.

Në video shihet momente kur Noizy e godet me grushte, megjithatë pas disa sekondash e lë të lirë. Po ashtu edhe miku i Cllevio, pasi shpëton nga duart e reperit largohet me makinë.

Sherri mes tyre ka nisur pas përplasjeve verbale në rrjetet sociale, ky dy reperët s’kanë kursyer ofendimet ndaj njëri-tjetrit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×