Pas videos virale, fansat dyshuan se ishte në një lidhje me Dua Lipën/ Ylli i serialit “Elite” i bën lëmsh të gjithë me veprimin e fundit (Video)

dua-2

Disa ditë më parë Dua Lipa u shfaq në një ndër klubet e natës në Madrid teksa ishte nën shoqërinë e aktorit të serialit “Elite”, Aron Pipero ku dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin teksa putheshin dhe përqafoheshin.

Fansat nisën të spekulonin se rreth dyshes mund të ketë nisur diçka por direkt pas videos virale ata janë  ‘shokuar’ kur aktori postoi një video duke u puthur  plot pasion me këngëtaren FKA Twigs.

Por si qëndron e vërteta?

Dhe pse ‘trekëndësh dashurie’ i ka çoroditur paksa fansat, një pjesë e tyre në Twitter kanë folur me plot bindje që të gjitha këto veprime janë një ‘mashtrim’ publicitar për të futur këngën e Dua dhe Fka Twigs, ‘Why Don’t You Love Me’, duke  shtruar pyetjen nëse kjo një mënyrë për të  zbuluar detaje nga klipi ku protagonist do të jetë aktori spanjoll.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×