Reali me objektiva të qarta në merkato, shohin mesfushorin e Napolit zëvendësuesin ideal të Modriç

Fabian Ruiz është duke zhvilluar një sezon fantastik me Napolin, saqë Real Madrid ka shfaqur interes për të.

FABIAN RUIZ

Sipas asaj që raporton “Il Mattino”, Karlo Ançeloti e dëshiron ta ketë sërish me vete mesfushorin spanjoll, i cili e mori në sezonin 2018/2019 nga skuadra e Betisit kur asokohe italiani drejtonte Napolin.

Tekniku italian sheh tek spanjolli 26-vjeçar, zëvendësuesin ideal të Luka Modriç që aktualisht është në moshën 36-vjeçare.

Madrilenët dëshirojnë të freskojnë mesfushën, ku përveç largimit të mundshëm të Modriçit, mund të shpallë “divorcin” edhe Toni Kros.

Klubi mbretëror e ka gati zëvendësuesin e gjermanit, i cili është Edoardo Kamavinga, ku së bashku me Kazemiron dhe Fabian Ruizin, mesfusha e Realit do të ishte ndryshe nga ky sezon pa Modriç dhe Kros.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Napolit, Fabian Ruiz është aktivizuar në total në Serinë A në 31 ndeshje nga ku ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar dhe 4 asiste për shokët e skuadrës.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook