U shpall kampion i Kosovës me Ballkanin, ish-fantazisti i Teutës dhe i Skënderbeut pranë transferimit te Tirana

Pasi u shpall kampion i Kosovës me skuadrën e Ballkanit të drejtuar nga Ilir Daja, fantazisti Nazmi Gripshi mund të shpallë “divorcin” me skuadrën nga Suhareka.

gRIPSHI

Sipas asaj që raportojnë mediat në Kosovë, ish-mesfushori i Teutës dhe i Skënderbeut është pranë transferimit te skuadra e sapo shpallur kampione e Shqipërisë, Tiranës.

24-vjeçari durrsak është një njohës i mirë i kampionatit shqiptar pasi ka dalë nga akademia e Teutës, më pas duke luajtur me këta të fundit në ekipin e parë dhe pas paraqitjeve mbresëlënëse me fanellën e durrsakëve veshi edhe fanellën e Skënderbeut nga viti 2017 deri në verën e vitit 2020.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×