VIDEO/ Makina ecën me ngadalë dhe hap zjarr, momenti kur autorët sulmojnë me armë drejt agjencisë funerale në Kamzë

Foto1

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur persona të paidentifikuar sulmojnë me armë një agjenci funeralesh në Kamzë. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:20, në rrugën “Skënderbej” të së martës në Kamzë. Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb momentin ku shfaqet mjeti i autorëve, një ‘Golf’ ngjyrë gri, që hap zjarr me armë në drejtim të biznesit.

Dyshohet se agjencia funerale në pronësi të shtetases Emirian Muka u bë gabimisht shënjestra e autorëve, pasi mendohet se objektivi ka qenë ndërtesa ngjitur, edhe aty një agjenci funerale në pronësi të ish-bashkëshortit të Mukës.

Ky i fundit dyshohet se ka konflikte për çështje borxhesh dhe pikërisht ky sulm me armë ka qenë një paralajmërim, por me sa duket nuk shkoi aty ku ishte synimi.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×