VIDEO/ Toti nuk e humbet kurrë shkëlqimin, ish-kapiteni legjendar i Romës realizon supergol nga mesfusha

Edhe pse ka disa vite që i ka dhënë “lamtumirë” futbollit profesionist, Françesko Toti nuk e ka humbur kurrë shkëlqimin e tij në sportin më të dashur në botë.

bandicam 2022-05-11 10-08-27-192

Së fundmi gjatë një ndeshje të zhvilluar në minifutboll ku luhen “8×8”, ish-kapiteni legjendar i Romës, ka realizuar një supergol nga goditja e dënimit nga mesfusha duke shtangur portierin kundërshtar.

Vlen të theksohet se Françesko Toti ka konfirmuar prezencën e tij në Tiranë, më 25 maj në finalen e madhe të Ligës së Konferencës ku Roma e tij do të përballet ndaj Fejnordit në stadiumin “AIR Albania”.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×