Xhaferraj prezanton Leonard Demin para grupit të PD: Pse duhet ta mbështesim për President

Xhaferraj2

Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferraj ka prezantuar para grupit parlamentar demokrat emrin e Leonard Demit për President.

Sipas tij, Demi ka kontribute dhe ka shërbyer me ndershmëri në detyrat që ka pasur, përfshi këtu edhe në pozicionin e ambasadorit në NATO.

“Padiskutim që ka shumë figura të nderuara, por z. Leonard Demi përfaqëson një personalitet veçanërisht adapt për pozicionion e Presidentit. Perpos aftesive profesionale: deputet prej vitesh i shquar per kontribute dhe ndershmeri ne detyre, ai sherbeu si ambasadori yne ne NATO ku edhe eshte dekoruar nga presidenti Kosoves per perpjekjet per anetaresi te Kosoves ne NATO. DEMI ka një shkollim perendimor dhe eshte ekspert ne ceshtje te sigurise. Per me tej, gjate gjithe karrieres se tij te gjate ai ka deshmuar se ka vendosur interesat e vendit mbi veten apo partine. Ai do te ishte nje President konsensual dhe i arrire, prandaj do te ishte nder per ne dhe per Kuvendin qe te votonte kandidaturen e tij”, është shprehur Xhaferraj në mbledhjen e grupit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×