“Zonja” me Dibala-Vlahoviç titullarë, Morata jashtë. Ja formacioni i mundshëm i Juventusit në finalen e Kupës me Interin

Trajneri Masimiliano Alegri ka bërë dje edhe testet e fundit në pritje të finales së Kupës së Italisë kundër Interit, ku surpriza e madhe në formacion ndoshta mund të jetë lënia në stol e Alvaro Moratës.

JUVENTUS INTER

Shpatulla e Dushan Vlahoviçit do të jetë një armë për vazhdimësinë e sfidës, ndërkohë që serbi do të jetë pyka e vetme në 4-2-3-1 e ideuar për sot.

Numri 7 i bardhezinjve do të mbështetet nga Kuadrado, Dibala dhe nga Bernardeski në të majtë.

Ndërkohë, edhe në mesfushë edhe pse Lokateli ka rikuperuar, titullarë do të jenë Rabio e Zakaria, ndërsa në mbrojtje do të jetë kuarteti i palëvizshëm: Sandro, Kielini, Bonuçi dhe Danilo. Në portë portieri i Kupës, Perin.

JUV

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×