Britney Spears drejt altarit për herë të tretë/ Detajet nga ceremonia private e këngëtares

britney-4

Britney Spears është gati të ecë drejtë altarit dhe të martohet me të fejuarin e saj Sam Asghari në një ceremoni intime.

Burime pranë këngëtares thonë për TMZ se dyshja do të martohen gjatë ditës së sotme, në një ceremoni intime me një numër të vogël të ftuarish prej rreth 100 personash. Bëhet me dije se vëllai i Britney, Bryan, pritet të jetë i pranishëm – por nëna, babai dhe motra e saj, Jamie Lynn, nuk do të jenë aty.

Burimet thonë se ende nuk është vendosur se kush do ta shoqërojë Britney-n në altar, pasi detajet përfundimtare janë ende duke u përpunuar.

Britney Spears postoi një video të saj me Sam dhe thonjtë e saj dukeshin gati për dasmën, ndërsa ajo dhe partneri i saj udhëtonin nëpër qytet duke pirë shampanjë me një Rolls-Royce.

Dasma ka qenë në plane prej muajsh. Sam i propozoi Britney-t në shtator të vitit që lamë pas.

Britney dhe Sam e kanë jetuar në mënyrë perfektë fejesën e tyre. Lëvizjen me avionë privatë në Cabo, Cancun, Las Vegas dhe Haëaii, duke rezervuar suita luksoze dhe duke ngrënë në restorantet më të njohur.

E paqartë mbetet gjithashtu se çfarë do të veshë Britney në ceremoninë e dasmës së saj. Por ajo bëri një vizitë nga Donatella Versace në mars – kështu që kjo markë mund të ketë dizejnuar fustanin e saj.

Sam Asghari and Britney Spears Together

Britney e bëri të qartë se donte të martohej, të blinte një shtëpi dhe të kishte fëmijë pas përfundimit të konservatorit të saj.
Ju kujtojmë që këngëtarja njoftoi se ishte shtatzënë në prill, nirëpo fatkeqësisht pësoi tragjikisht një abort … megjithëse çifti ende po përpiqet të ketë një fëmijë.

Çifti u takuan së bashku në vitin 2016 në xhirimet e videoklipit të Britney për “Slumber Party” dhe që atëherë janë dashurur me njëri-tjetrin.

Kjo do të jetë hera e tretë që Britney ecën në altar. Ajo ishte e martuar më parë me Jason Alexander dhe Kevin Federline, ndërsa për Sam është hera e parë që martohet.

Britney Spears' Most Iconic Looks

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×