Java e 33-të e Superiores / Shikoni formacionin më të mirë dhe më të dobët sipas “Panorama Sport”

Java e 33-të e Superiores vendosi verdiktin final për tre ekipe, me Tiranën që u shpall kampione, Laçi që siguroi vendin e dytë dhe zonën europiane dhe Skënderbeun që ra zyrtarisht në Kategorinë e Parë. Për lexuesit e saj, “Panorama Sport”, ju njeh me formacionin më të mirë dhe më të dobët për këtë javë.

superiore

Në formacionin më të mirë bëjnë pjesë plot 7 ekipe, me Tiranën, Laçin, Teutën dhe Vllazninë që përfaqësohen me nga dy, ndërsa Partizani, Dinamo dhe Skënderbeu me nga një. Për Tiranën shkon gjithashtu dhe trajneri më i mirë, me Orges Shehin, i cili e merr këtë çmim për fitoren me përmbysje në derbin me Partizanin, por edhe dominimin sezonal në kampionat.

formacioni me i mire

Për sa i përket formacionit më të dobët, Egnatia dhe Kastrioti ndahen me nga tre lojtarë, ndërsa Kukësi dhe Partizani me nga dy. Gjithashtu është dhe Dinamo që e përfaqëson vetëm Rexhinaldo. Trajneri më i dobët i kësaj jave është Dritan Mehmeti, nisur nga zhgënjimi në derbi dhe rënia e skuadrës.

formacioni me i dobet

Arena e Lajmit  


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×