Kapen 300 mijë euro drogë në Maqedoninë e Veriut, policia: Vinte nga Shqipëria, arrestohet shoferi

Droga Maqedoni

Kapet një sasi droge me vlerë 300 mijë euro në Maqedoninë e Veriut që dyshohet se vinte nga Shqipëria

“Aksion për asgjësimin e tregtisë së palejuar me drogë, në të cilin është ndërprerë kanal ndërkombëtar për transportin e drogës nga Shqipëria, përmes vendit tonë, me destinacion të fundit Republika e Greqisë në të cilin aksion janë sekuestruar rreth 86 kilogramë marijuanë në vlerë prej rreth 300.000 eurove dhe nga liria është privuar një person”, raporton Policia e Maqedonisë së Veriut.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi se origjina e kësaj sasie të drogës është Shqipëria, ndërsa shoferi i makinës i arrestuar është 23-vjeçari A.G. nga Ohri. Sipas policisë maqedonase, droga kishte destinacion final Greqinë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×