Princi William dhe Kate Middleton flasin për herë të parë rreth reagimeve virale të djalit të tyre

louis-william-kate

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë folur për herë të parë për djalin e tyre Princin Louis, i cili u kthye në ikonë në mediat sociale pas mimikave të tij në ballkonin e Pallatit Buckingham.

Në një postim për festimet e fundjavës, ata shkruajnë:

“Faleminderit të gjithëve që dolën për të treguar mirënjohjen e tyre ndaj mbretëreshës dhe 70 viteve të saj frymëzuese të udhëheqjes […] Të gjithë kaluam momente të pabesueshme, veçanërisht Louis.”

Gjatë shfaqjes të aktivitetit të Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth, vogëlushi u pa duke mbuluar veshët e tij pranë mbretëreshës, ndërsa avionët fluturonin mbi Pallatin Buckingham.

Në një tjetër moment Princ Louis është filmuar duke i vendosur dorën mbi gojën e Kate dhe videoja u bë menjëherë virale në rrjetet sociale.

Kur Dukesha e Kembrixhit, u përpoq ta ndalonte me mirësjellje Louisin me veprimet e tij ,djaloshi i zhurmshëm bëri disa mimika, ku i nxori gjuhën dhe i filloi ta tallte.

LEXO EDHE:

  • Ekspertët e leximit të buzëve: Ja çfarë i tha Kate Middleton princ Louis gjatë reagimeve virale të tij në Jubileun Platinium

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×