Dasma e Britney Spears/ Këngëtarja zgjedh në ditën e saj të rëndësishme fustanin e stiluar nga Donatella Versace

britney-1-3

Britney Spears i tha “Pranoj” propozinit të Sam Asghari ditën e enjte në shtëpinë e çiftit në Thousand Oaks, Kaliforni , teksa eci drejt altarit e veshur me fustanin magjepsës të bërë posaçërisht për të nga Donatella Versace e cila ishte pjesë e të ftuarve në dasmën e këngëtares.

Fustani i yllit të hitit “Toxic” shfaqte një siluetë të hijshme, të hapur nga supet dhe një të çarë deri sipër kofshës që e bënte më atraktive.

40- vjeçarja, e kombinoi fustanin me një vello të bardhë, doreza rrjetë me perla dhe diamante me vlerë 62 karat nga Stephanie Gottlieb.

Sipas Vogue, si aksesorë Britney kishte vendosur vathë me gurë të rrumbullakët, një gjerdan prej diamanti në formë zemre dhe një byzylyk me diamant në formë ovale.

Përveç fustanit të nuserisë, Versace i stiloi dhe dy veshje të tjera për t’i veshur pas ceremonisë: një mini xhaketë e zezë, një fustan të kuq.

Shtëpia e modës e veshi gjithashtu Asgharin për ditën e madhe: një smoking klasik për ceremoninë dhe gjatë festës i kishin stiluar një bluzë të zezë ku shkruhej: “Britney & Sam.”

Spears dhe Versace kanë një histori të gjatë së bashku; Shtëpia e modës e veshi ikonën e muzikës me dy stile të ndryshme shkëlqyese për MTV VMA-të e vitit 2008, dhe në vitin 2002, Spears u ul në rreshtin e parë në shfaqjen e Versace me një fustan të paharrueshëm me nuancë ylberi.

“Nuk do ta harroj kurrë kur erdhe dhe qëndrove me mua Britney, ti ishe dhe do të jesh gjithmonë magjike!!!!” – shkroi Versace.

Veçanërisht, stilistja ishte gjithashtu ndër emrat kryesorë që përkrahu në mediat sociale kur Britney fitoi lirinë e saj përfundimisht pas 13 vitesh nën kontrollin e babait të saj.

“Liria është një e drejtë e njeriut. Zemra ime po buzëqesh për ty, Britney. Urime për emancipimin e rifituar dhe të merituar. Unë të dua, fansat e tu të zjarrtë të duan dhe bota ka nevojë për shkëlqimin tënd. Gëzuar ditën e Britneypendences!”- shkroi në Instagram Donatella në atë kohë, duke ndarë një tjetër fotografi të dyshes së bashku me hashtagun #FreeBritney.

Spears dhe Asghari u fejuan në shtator pas gati 5 vitesh së bashku. Ai i dhuroi nuses së tij një unazë diamanti “të veçantë” 4 karat nga Roman Malayev.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×