“Do iknin dy vite të jetës sime”- Aktorja solli në jetë binjakët më nënë zëvendësuese, arsyeja karriera e saj: Ndihesh sikur harrohesh lehtësisht

jamie chung4

Aktorja Jamie Chung ka folur rreth vendimit të saj për të mirëpritur djemtë binjakë me anë të një nëne zëvendësuese.

jamie chung4

Aktorja u shpreh se ishte e motivuar pjesërisht nga karriera e saj.

“Njerëzit mendojnë: ‘Ajo s’donte të ngelte shtatzënë?’, por është shumë më e ndërlikuar se kaq. Kam punuar gjithë jetën time për të arritur këtu ku jam”, tha 39-vjeçarja për “Today”, e cila shtoi: “Nuk dua të humbas mundësitë.”

jamie chung2

Chung dhe bashkëshorti i saj Bryan Greenberg mirëpritën në jetë binjakët 7 muaj më parë. Çifti u bënë prindër tetorin e vitit të kaluar.

“Kisha frikë të mbetesha shtatzënë, se mos më iknin dy vite të jetës sime. Në industrinë time, ndihesh sikur harrohesh lehtësisht nëse nuk nisni të punoni brenda një muaji nga puna juaj e fundit. Gjërat janë bërë kaq të shpejta në atë që ne bëjmë. Pra është një kompromis që kemi bërë si çift së bashku”, tha ajo.

jamie chung1

Chung nisi karrierën duke u shfaqur në “The Real World: San Diego”, dhe që nga ajo kohë ka luajtur në shumë filma dhe seri televizive, përfshirë “Lovecraft Country” dhe “Dexter: New Blood”.

Ajo rrëfeu se e mbajti të fshehtë lajmin për një kohë sepse nuk donte të gjykohej.

jamie chung

“Ende nuk është një gjë shumë e zakonshme dhe ne nuk ishim gati që të gjykoheshim”, tha ajo. “Ne vërtet e bëmë këtë për të mbrojtur veten. Ne i shpallëm gjërat kur ishim gati.”

jamie chung3

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×