
Britney Spears dhe Sam Asghari iu është dhënë një urdhër mbrojtje ndaj ish-bashkëshortit të saj Jason Alexander pasi ai tentoi të ndalonte dasmën e tyre ditën e sotme.
“Për fat të mirë, Alexander është i burgosur dhe nën një Urdhër Mbrojtjeje Emergjente”, tha për “Page Six” avokati i Spears, Mattheë Rosengart.
“Dua të falënderoj rreshterin Cyrus Zadeh, detektivin Ken Michaelson dhe Zyrën e Sherifit të Qarkut Ventura për punën e tyre të shpejtë dhe të mirë dhe pres me padurim të punoj me organet e zbatimit të ligjit për të siguruar që Aleksandri të ndiqet penalisht në mënyrë agresive dhe me shpresë të dënohet, siç duhet të jetë.”
Ai shtoi, “Kjo ishte një shkelje e patolerueshme e sigurisë, për të cilën jam i zemëruar, por për fat të mirë Britney është e sigurt dhe ajo ishte një nuse mahnitëse dhe e lumtur”.
Alexander, është urdhëruar të qëndrojë të paktën 100 metra larg Spears dhe burrit të saj dhe banesës së tyre. Sipas një kopje të TRO-së të siguruar nga Page Six, ai ka “shkelur vazhdimisht” pronën e ikonës së popit.
Ai dyshohet se ishte i armatosur me thikë kur hyri në shtëpinë e Spears në ditën e saj të madhe, thuhet gjithashtu në raport. Alexander ishte live në Instagram kur hyri në rezidencë dhe u pa duke tejkaluar disa personel sigurie.
LEXO EDHE:
- E papritur në dasmën e Britney Spears! Ish-bashkëshorti ndërpret ceremoninë, ndërhyn policia