Nga CR7 te Hulk, ekipi i muskujve/ Të çmendur pas fitnesit, ja 11 futbollistët më maniakë për të punuar në palestër

Sport do të thotë shëndet, mirëm bajtje e trupit dhe e mendjes, një kurim në detaje të thuajse çdo muskuli që ekziston në trupin e njeriut, pasi vetëm kështu mund të jesh më efikas, më i rrezikshëm, një hap më përpara sesa kundërshtari.

Por në kohët e sotme shumë gjëra kanë shkuar edhe përtej, pasi janë “shpikur” stërvitje speciale, të shoqëruara me vakte të vogla e të shpeshta, por duke u dhënë muskujve edhe kohën e duhur për të thithur oksigjen dhe për të pasur një freski fizike ideale.

Dhe nëse sheh rrjetet sociale ka shumë nga ata futbollistë apo ish të tillë që kurohen mrekullisht, por ka edhe disa të tjerë që janë fiksuar aq shumë pas palestrimit të muskujve saqë kanë shkuar pranë kategorisë “body building”. Nisur nga ky ves, “Gazzetta dello Sport” ka përpiluar “skuadrën” e lojtarëve më të palestruar.

1) Kristiano Ronaldo – Nuk kishte si të mos niste nga ai. Vazhdimësi dhe kurim prej maniaku është receta e CR7. Pastaj, palestrës i shton edhe gjashtë vakte të vogla ditore dhe 5-6 dremitje gjatë 24 orëve të ditës për t’u dhënë oksigjen muskujve.

Cristiano-Ronaldo-Workout-Program

Nik Litëllhejls, eksperti i të pushuarit, me të cilin Kristiano Ronaldo punoi shumë gjatë në Funçhal (vendlindja e tij) zbulon disa detaje: “Pika e tij e fortë janë muskujt e barkut, të kuruar me saktësi industriale. Ka fjalë se bën 3000 çdo ditë dhe kjo është e frikshme”. Gjithsesi, kohët e fundit ka qenë vetë CR7 që ka përgënjeshtruar: “Nuk e di nëse arrij deri në 1000 në javë”.

2) Hulk – Givanildo Vieira de Souza ose shkurt Hulk… Nuk po flasim për heroin e regjisorit Marvel, por nëse e sheh për nga fiziku i afrohet jo pak.

f3931f7de9005e47d19c75e2ca732280

Sulmuesi brazilian 36-vjeçar, e ka marrë pseudonimin e tij pikërisht prej ngjashmërisë së gjigantit me trup të gjelbër, por masa e madhe muskulore nuk e pengon aspak që në fushë të shpalosë cilësi, forcë fizike dhe shpejtësi, ai i cili tërhoqi “Dragonjtë” e Portos te suksesi në Ligën e Europës, në vitin 2011.

3) Serxho Ramos – Përveç punës ai ka zgjedhur ushqimin shkencor për të shtuar një masë muskulore të frikshme. Fundja, ish-kapiteni i Realit të Madridit dhe aktualisht mbrojtësi i PSG-së nuk njihej për një trup të gdhendur, por dy vjet më parë, postoi një foto në rrjetet sociale, e cila la pa fjalë këdo që e pa.

maxresdefault

4) Romelu Lukaku – Muskuj, “pushtet” fizik dhe energji e pastër. Sulmuesi belg njihej për staturën e tij gjiganteske, por në dy vitet tek Interi nën regjimin special të Antonio Kontes me një dietë dhe një stërvitje të ndryshme për të, bëri që Lukaku të niste të skulpturonte format e tij trupore, aq sa vetë ai pranoi:

img_476x268$2021_08_17_18_52_35_1892153

“Nuk jam ndier kurrë kaq i fortë sa këtu tek Interi”. Dhe me të drejtë, pasi me të lënë milanezët jo vetëm format që janë sheshuar, por edhe barku ka nisur të mbizotërojë mbi muskujt.

5) Nani – Luis Karlos Almeida da Cunha… Portugezi 37-vjeçar, i cili futbollin e përqafoi falë një… pice. “Në shtëpinë tonë vdisnim për bukë. Unë dhe vëllai im shkuam të kërkonim ushqim në një zonë të pasur të Lisbonës. Një zonjë na dha një picë, duke na pyetur pse kishim shkuar atje.

FA23jK_XEAIID4c

‘Po luanim futboll’ ishte përgjigjja jonë dhe ajo na prezantoi me Marko Aurelion, lojtarin e Sportingut”. Nga aty historia njihet nga të gjithë, me Nanin që përveç sprintit shpërthyes, së fundmi ka treguar edhe një fizik të frikshëm. Pasioni për fitnesin u bë si buka që i mungonte në vegjëli.

6) Ze Roberto – Pas karrierës si futbollist e kapi situatën se fitnesi po hynte shumë në modë dhe ai jo vetëm iu përkushtua, por i ka shndërruar në biznes stërvitjet e tij shpesh në dukje absurde dhe funksionale.

ze-roberto-physique

Fundja, kur mendon se ish-mesfushori i Leverkusenit dhe i Bajernit ka në moshën 47-vjeçare një trup të tillë, është e lehtë të paguash për t’u bërë si Ze Roberto.

7) Hoze Mari – E kush do ta mendonte?! Emri në fjalë nuk mund t’i shpëtojë dikujt me memorien e fortë. Sulmuesi spanjoll i lindur në 1978-ën veshi bluzën e Milanit mes viteve 1999-2002, ku të gjitha pritshmëritë ishin se mos ndoshta Hoze Mari do të ishte Filipo Inzagi i ri. I imët fizikisht, por me një nuhatje të mirë goli, ndonëse në radhët e “Djallit” nuk arriti kurrë nivelet.

15242156572776

Gjithsesi, ai vocërraku i asaj periudhe sot është një “buldozer” 100-kilogramësh muskuj. “Pasi lashë futbollin shtova 8 kilogramë në 3 muaj pushime. Nuk doja të dobësohesha më dhe nisa të shkoj çdo ditë në palestër, aq sa është bërë pjesa ime më e rëndësishme e përditshmërisë”.

8) Leon Gorecka – Pandemia ndryshoi jetën, ritmin e saj, por me sa duket edhe staturën e Leon Goreckës. Rikthimi në fushë postkarantinë, bëri që mesfushori gjerman të shpalosë një fizik të ri fringo.

webgoretzka_DZ1383464_MG87298418

Gjoksi dhe bicepsët ishin vënë qartë në dukje, por edhe dizajnimi i formave të tjera ishin pikturuar aq bukur, sa Gorecka nuk humbi asnjëherë as teknikën dhe as zhdërvjelltësinë në fushë. Meritë për këtë pati stafi i Hansi Flikut, i cili kishte urdhëruar stërvitje shumë të ashpra për t’u ndjekur në shtëpi gjatë karantinës.

9) Adama Traore – Palestrën e nisi për hall, duke qenë se në moshën 15- vjeçare kishte probleme në gju, lodhej edhe duke ecur, duke mos shfrytëzuar kështu shpejtësinë e tij.

https___s3-images.sportbible.com_s3_content_2c23db535e0b80cbdb1e64f588976478

Por puna në palestër i ndryshoi jetën dhe tashmë kuptohet pse Barcelona kërkoi që ta rikthente këtë makineri muskujsh.

10) Fernando Torres – “El Ninjo” është bërë më në fund burrë, madje një përbindësh. Pas elegancës që e shoqëronte në fushë me bluzat e Atletikos, Çelsit e Liverpulit, Fernando Torres i është riprezantuar botës me një ndryshim kolosal: shpatulla katrore dhe bicepsë madhështorë. E vështirë që dikush kishte menduar një Torres muskuloz.

296bcacdbab8c582a26ff3d88465620d

11) Adebajo Akinfenva – Pseudonimi i tij është “Bisha” dhe mund të kuptohet arsyeja. Fizikun prej “King Kongu” e kishte të lindur, por bashkuar me palestrën e përditshme ai arrin prej disa vitesh që të ngrejë me lehtësi edhe 200 kilogramë.

maxresdefault (1)

I lindur në vitin 1982, Akinfenva luante në kategoritë e ulëta angleze, por ai u bë i njohur falë videolojës FIFA, duke qenë se në të ai kishte parametrin më të lartë të forcës fizike dhe ishte mjaft i përzgjedhur. Mjafton të shohësh postimet e stërvitjeve të tij monstruoze për të kuptuar se çfarë është i aftë të bëjë “Bisha”.

/

Nga CR7 te Hulk, ekipi i muskujve/ Të çmendur pas fitnesit, ja 11 futbollistët më maniakë për të punuar në palestër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook