“S’ka bashkëpunim me PD nëse kthehet tek e djeshmja”/ Ish-eurodeputetja Pack i përgjigjet deputetit gjerman: Mos të ndërhyjë, të respektohet rezultati i së dielës

Screenshot 11

Ish-eurodeputetja gjermane, Doris Pack, ka reaguar ndaj deputetit kristiandemokrat gjerman, Gunther Krichabuam, që deklaroi se nuk do të ketë bashkëpunim me PD, nëse kjo parti i kthehet së djeshmes.

Në një prononcim për “Syri Tv”, Pack ka thënë se Krichbuam nuk duhet të ndërhy pasi sipas saj nuk i njeh problemet e brendshme të PD.

Duke dëgjuar intervistën e zotit Krichbaum, më lindi përshtypja se ai nuk i njeh faktet e problemeve në partinë tonë simotër PD në Shqipëri”.

“Askush nga jashtë nuk duhet të ndërhyjë dhe mbi të gjitha të mos japë këshilla. Partia Popullore Europiane është treguar e mençur që nuk ka ndërhyrë.
I ftuari i huaj në Shqipëri- ambasadorja Kim- ka vepruar në mënyrë të papranueshme dhe është përgjegjëse për shumë probleme në PD.
Nëse të dielën të gjithë anëtarët e PD-së kanë të drejtë të votojnë për një kryetar të ri partia dhe do të shkojnë të votojnë: duhet të respektojmë personin e zgjedhur,” shprehet Pack.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×