
Një trup i pajetë është gjetur sot në vendin e quajtur Ura Dushaj, në ujërat e liqenit Fierzë-Koman, Tropojë. Policia bën me dije se është gjetur trupi i pajetë i shtetases Z. G., 78 vjeçe, banuese në fshatin Bukove, Tropojë.
Nga kqyrja paraprake, në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.