Mesfushori i Realit të Madridit, Isko Alorkon, ka qenë një nga “patatet e nxehta” për Ançelotin nëse mund të themi kështu.
Ai ka polemizuar më shumë se kushdo tjetër me teknikun italian në këtë sezon, duke mos qenë dakord me aktivizimin e paktë në La Liga.
Edhe para ndeshjes kundër Levantes, duke shfrytëzuar datëlindjen e Marselos, ai nuk ka humbur rastin të thumbojë trajnerin e tij. Ai ka publikuar një foto të tij me Marselon (34 vjeç), duke “pickuar”.
“Gëzuar datëlindjen legjendë. E kam pasur të vështirë të gjej një foto ku të dy kemi qenë në fushë në këtë sezon”, ka shkruar Isko.
Kjo nënkupton se mesfushori po bën gati valixhet për t’u larguar nga Reali në fundin e sezonit.
Arena e Lajmit
