GJKKO zgjat afatin e pezullimit për Edvin Priftin, mjeku nuk mund të ushtrojë profesionin edhe 3 muaj të tjerë

Edvin Prifti 840x440 1 770x403

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka zgjatur me tre muaj afatin e pezullimit nga ushtrimi i profesionit për mjekun Edvin Prifti.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raporton se SPAK ka çelur një çështje të re hetimore për kardiologun. Kjo çështje po hetohet nga prokurori Sotir Kllapi.

Bëhet fjalë për një hetim të nisur pas denoncimit nga djali i një pacienteje, e cila ndërroi jetë disa kohë, pasi u operua nga mjeku Prifti.

Më herët, Prifti qëndroi i pezulluar për 1 vit në kuadër të një çështjeje për korrupsion, pasi doli në përgjime teksa po hetohej për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×