Merr fund makthi i Kutinjos te Barcelona, transferimi më i dështuar në historinë e futbollit zyrtarizon kalimin në klubin e ri

Felipe Kutinjo më në fund nuk është më pjesë e Barcelonës dhe mund të heqë barrën e rëndë të atij që cilësohet si transferimi më i dështuar në historinë e futbollit. Braziliani nuk la kurrë shenjë në radhët e katalanasve, të cilët paguan një shifër marramendëse për shërbimet e tij në vitin 2018.

kutinjo

Asokohe, pas largimit të Nejmar, Barcelona u hodh në treg dhe siguroi brazilianin nga Liverpuli duke paguar rreth 160 milionë euro. Por Kutinjo nuk u bë kurrë protagonist siç pritej në radhët e katalanasve, duke qenë gjithmonë në hije, përtej problemeve fizike që e shoqëruan gjithmonë. Edhe huazimi te Bajern Mynih nuk ndryshoi situatën e tij, ndonëse u largua i lumtur nga ajo eksperiencë në Gjermani me titullin, Kupën dhe Ligën e Kampioneve.

Barcelona e dha në janar përsëri në huazim, duke e kthyer në Angli, te Aston Vila, klub ku Kutinjo ka gjetur përsëri formën e tij më të mirë dhe ku falë insistimit të trajnerit Stiven Xherard, ka gjetur akordin  për transferimin përfundimtar. Klubi bëri të ditur se ka firmosur sot deri në vitin 2026 duke u shkëputur nga Barcelona. Kjo lëvizje ka sjellë vetëm 20 milionë euro në arkat e klubit spanjoll që regjistron kështu një humbje kolosale financiare.

Arena e Lajmit


Merr fund makthi i Kutinjos te Barcelona, transferimi më i dështuar në historinë e futbollit zyrtarizon kalimin në klubin e ri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook