Operacioni “E diela”/ E dënuar me 5 vite burg, kapet 27-vjeçarja në Tiranë, ja për çfarë akuzohet (Emri)

Policia

Vihet në pranga një 27 vjeçare nga Tirana e shpallur në kërkim.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë Monika Shaqiri, e cila ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Korçë,  e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sunday”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3.

Vihet në pranga 1 shtetase e shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetaseje në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Sunday”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja e shtetases:

– Monika Shaqiri, 27 vjeçe, banues në Tiranë.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 04.03.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×