Zgjedhja e Presidentit, Pampuri i përgjigjet Ballës: E hëngrët fjalën, në raundin e katërt do e zgjidhni, por s’do të jetë i të gjithë shqiptarëve

Pampuri

Deputetja e demokrate, Orjola Pampuri i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Tulant Ballës, lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Pampuri thotë se rilindja po tenton të vjedhë Presidentin ashtu siç vodhi sipas saj mandatin qeverisës, ndërsa shton se në raundin e katërt Rama do të votojë me votat e siguruara Presidentin, që sipas saj nuk do të jetë i të gjithë shqiptarëve.

Postimi i Orjola Pampurit:

📌Balla na qenka i habitur se, pse PD nuk paska çuar kandidat për raundin e dytë të zgjedhjes së presidentit?

📌Vërtet habi, sepse ai e hëngri vetë fjalën publike për të pranuar dokumentin e grupit demokrat.
Por ai e ha turpin me bukë sepse sëbashku me shefin e tij nuk duan president për shqiptarët, por president të zgjedhur prej xhepit të tyre, si noter për pushtetin e vjedhur.
Rilindja do të bëjë atë që bëri me 25 prill 2021, të vjedhë presidentin ashtu siç vodhi mandatin qeverisës me bandat e krimit, të çertefikuar si të tillë edhe nga Departamenti i Shtetit.

📌Në raundin e katërt Rama do të votojë me votat e siguruara nga krimi e non gratat, presidentin, që normalisht nuk do të jetë kurrsesi i gjithë shqiptarëve.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×