E BUJSHME/ Mposhti i vetëm Juventusin, njeriu i momentit te Interi pëlqehet nga… “Zonja e Vjetër”

Pas dopietës së mrekullueshme ndaj Juventusit, ku i dhuroi Interit trofeun e Kupës së Italisë pas 11 vitesh, e ardhmja e Ivan Perisiç është në “udhëkryq”.

IVAN PERISIC

Kroati gjithashtu pas finales së Kupës shënjestroi drejtuesit zikaltër ku deklaroi se lojtarë të kalibrit të tillë nuk duhen lënë për momentin e fundit për të folur për rinovimin e kontratës, e cila i skadon më 30 qershor.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, jo vetëm Njukasëlli i sheikëve, por edhe së fundmi vetë Juventusi është futur në garë për të fituar shërbimet e anësorit kroat, ku po zhvillon një nga sezonet më të mira në karrierë me zikaltërit.

Interi e ka përgatitur ofertën e saj prej 4,5 milionë eurove në sezon për një kontratë 2-vjeçare. Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë, por bardhezinjtë me vështirësitë në tratativat që të dërgojnë te Nikolo Zaniolo dhe Angel Di Maria do të provojnë për të bindur kroatin 33-vjeçar për të zbarkuar në Torino.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Interit në Serinë A, Ivan Perisiç është aktivizuar në total në 33 ndeshje nga ku ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar gjithashtu dhe 6 asiste për shokët e skuadrës.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×