EMRAT/ Plagosi fqinjin me armë zjarri në këmbë pas sherrit, shpallet në kërkim autori

Policia

Plagosi 62-vjeçarin me armë zjarri në këmbë, gjatë një konflikti të çastit, shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se autori, Blerim Selaci ka plagosur fqinjin e tij, Lufti Kupa.

Më datë 06.06.2022, në Fushë Krujë, në lagjen “Punëtori”, shtetasi B. S., 44 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin L. K., 62 vjeç, banues ne Fushë Krujë, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×