Grabitja në Rinas, Talo Çela mohon akuzat nga arratia. Avokati: Ka pasur një problem me gjurin, ishte i paaftë fizikisht të merrte pjesë

5f62fddd437d6talo Cela

Ndërkohë që është në kërkim, përmes avokatit të tij Talo Çela mohoi të jetë përfshirë në grabitjen e miliona eurove në pistën e Rinasit në prill të vitit 2019.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se në seancën e së hënës avokati Luan Kaloçi i tha gjykatës së klienti i tij nuk kishte qenë në grabitje.

Sipas avokatit, Çela kishte pasur një problem shëndetësor me gjurin dhe ishte i paafte fizikisht të merrte pjesë në grabitje. Njëkohësisht, avokati kërkoi pyetjen e ish-të penduarit Alkond Bengasi dhe të bashkëpandehurve Klement e Eldi Cala.

Çela po gjykohet i veçuar nga të bashkëpandehurit e dosjes, pasi për një vit procesi ndaj tij ishte i pezulluar.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×