
Alketa Vejsiu është një nga emrat ikonë të ekranit shqiptar.
Përpos një karriere të gjatë si prezantuese, Vejsiu ka treguar se është edhe një bussineswoman shumë e zonja. Moderatorja së fundmi ndodhet në Londër, ku është mirëpritur me një dhuratë shumë speciale.
Alketa bie në sy për jetën dhe veshjet e saj luksoze, po këtë herë vetë marka prestigjoze “Dior” i ka bërë dhuratë një çantë të personalizuar moderatores. Çantën ikonike “Christian Dior” tanimë Alketa e ka të gdhendur me emrin e saj.
“Çfarë dhurate e bukur, faleminderit,”-shkruan Vejsiu krahas videos ku tregon dhuratën.
Ju kujtojmë që gjatë mbrëmjes së djeshme të emisionit “Në kurthin e PiterPan” Alketa ka rrëfyer një ndër momentet më të trishta të jetës së saj. Moderatorja tregoi se ka qenë shumë e gëzuar kur prindërit i kanë bërë dhuratë një palë atlete kineze. Vejsiu tregoi pas larjes, këto atlete u vendosën nga nëna dhe babai i saj në një sobë me dru për t’u tharë dhe gabimisht i harruan atje.
Moderatorja rrëfeu se atletet që ishin puna e një viti, u dogjën. Ajo tregoi se ky ka qenë një ndër momentet më të trishta të jetës së saj, por pastaj ka kuptuar që edhe të mos kesh atletet mund t’i bësh gjërat që do duke dhënë kështu një mesazh mjaft motivues dhe domethënës për të gjithë.