Merkato në rajon, dy të huaj thuajse të larguar nga skuadra që siguroi ngjitjen në Superiore

Në Ballsh duan t’i bëjnë një mbyllje historike sezonit. Pasi u ngjitën në elitë si kampionë me ekipin e parë, presin të ngrenë dy trofe.

BYLIS

Skuadra U-21 është shumë pranë titullit, ndërsa U-19 në fundjavë nis ndeshjet “play off” dhe shorti e ka vënë përballë Partizanit.

Nëse lojtarët shumë shpejt do të shpërndahen, në klub po punojnë për Superioren. Kanë filluar të përfliten emra lojtarësh, siç janë afrikanët e Partizanit Saliu Pape Senbene dhe Magete Gueje.

Merkatoja do të përqendrohet edhe në vendet e rajonit, si: Serbia, Maqedonia e Veriut e Kosova.

Presidenti i mallakastriotëve shquhet për surpriza, ndërsa edhe këtë verë pritet të ketë afrime cilësore në Ballsh. Deri tani ama është i sigurt rikthimi nga huazimi i Klaus Alinanit.

Ai mbylli sezonin me Butrintin dhe zyrtarisht është pjesë e Bylisit. Paqartësi ka për të ardhmen e Ntepe Frenk dhe Milosh Stojanoviç.

Duke qenë se dy futbollistët kanë qenë në përfundim të kontratave, prej janarit klubi vendosi të bënte rrotacion duke i zëvendësuar me lojtarë të rinj.

Drejtuesit do të ndjekin të njëjtën strategji edhe në elitë, duke i dhënë hapësira sidomos produktit të akademisë.

ERJON SALIU – Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×