MINIFUTBOLL/ Kampionati “5×5”, Prestige nëntë gola për çerekfinalen

Prestige MFC është kualifikuar në çerekfinalet e kampionatit kombëtar “5×5” që organizon Federata Shqiptare e Futbollit, falë fitores së thellë që ka arritur mbrëmjen e djeshme kundër ekipit KS1.

PRESTIGE

Prestige dhuroi një tjetër paraqitje bindëse, duke triumfuar me rezultatin 9-3 në një takim të dominuar që nga sekonda e parë e deri në fund.

Tre herë Karati, nga një dopietë e Shaqes dhe e Nezirit, si dhe Biba e Shima ishin protagonistët e golave për Prestige. Për sa i përket ndeshjes, ajo startoi në mënyrën më të mirë të mundshme për Prestige, që i zhbllokoi shifrat ende pa u bërë 1 minutë lojë.

Karati e ndoqi mjaft mirë aksionin pas një gjuajtjeje potente të Bibës, duke e dërguar më pas sferën në rrjetë. Goli i dytë do të vinte pas një aksion manual kalçetoje.

Shima e ndërroi lojën mjaft bukur për Bibën, teksa ky i fundit pa humbur kohë e dërgoi topin menjëherë në shtyllën e dytë, aty ku Shaqe finalizoi për ta çuar topin në rrjetë, me lojtarët e ekipit KS1 që nuk kuptuan asgjë.

Më tej, KS1 e rihapi takimin duke ngushtuar në 2- 1, por Prestige riktheu qetësinë në fundin e pjesës së parë. Pas një topi të rikuperuar si rrjedhojë e një presingu efikas lart në zonën kundërshtare, Neziri realizoi golin e tretë.

Në pjesën e dytë Prestige vijoi ritmin e lartë, duke i thelluar edhe më shumë shifrat, ndërsa rrugën e rrjetës e gjetën edhe dy herë të tjera Karati, për të vijuar me Shaqen, Nezirin, si dhe Bibën e Shimën.

PR

Kështu, Prestige siguron një vend mes 8 ekipeve më të mira të kompeticionit të minifutbollit, ndërsa në çerekfinale do të gjejë fituesin e çiftit FJT-Çermenika.

Siç dihet, në kampionatin “5×5” këtë sezon Prestige përfaqësohet me dy skuadra, ku përveç ekipit A merr pjesë edhe Prestige B.

PR 1

Këta të fundit e kanë mbyllur dje rrugëtimin në kampionat, teksa janë eliminuar pas humbjes 2-0 që pësuan kundër skuadrës Beautiful Albania.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×