Protestë para Parlamentit për Butrintin/ Arkeologu Apollon Baçe: Në krye të fondacionit që do e menaxhojë një antishqiptar, plani më qesharak

Apollon Bace

Ditën e sotme në Kuvend do të diskutohet për projekt ligjin për menaxhimin e Butrintit. Kjo ka bërë që një përfaqësi nga shoqëria civile të dalin në protestë para Kuvendit, duke kërkuar që të anulohet.

Ish- drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe ka deklaruar se specialistët nuk janë pyetur për këtë çështje. Ai shton se në krye të këtij projekti qëndron një anti-shqiptar dhe se ky plan është qesharak.

“Në shtëpinë tonë ne do jemi mysafirë. Fitimi i kalon fondacionit dhe jo shqiptarëve”, deklaron ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×