
Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të fshatit Shtëpëz. Gazetarja Brikena Metaj sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb”, ndërsa raporton se një mjet ka dalë nga rruga, ku është aksidentuar shoferi.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku drejtuesi i mjeti, Erfjan Menga, me mjetin tip “Toyota”, me targë ATK 3603, ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga.
Për pasojë, mjeti është përmbysur, ndërkohë drejtuesi është lënduar në krahë dhe është çuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Arena e Lajmit