“Ai e di vendin ku është groposur Jan Prenga”/ Bexhdili “kyç” gojën dhe nuk shpreh pendesë, si reagoi kur…(Detaje)

Jan Prenga2

SPAK kërkon burg përjetë për Festim Bexhdilin, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala.

Sipas Lalës, Bexhdili nuk ka bërë asnjë reagim kur është njohur me kërkesën e SPAK për dënim të përjetshëm.

Sipas SPAK, ai rezulton të jetë njeriu kyç i cili ka informacion për vendin ku është varrosur trupi i Jan Prengës, por ai refuzon ta tregojë dhe nuk ka shfaqur asnjë pendesë.

Ndërkohë, telefoni me të cilin ai ka komunikuar me personat e përfshirë në ngjarje nuk është mundur të hapet, por nga të dhënat e qelizave telefonike rezulton se është gjendur në të gjitha vendet që lidhen direkt apo indirekt me ngjarjen.

Bexhdili, ishte kopshtar i resortit Golden në Pjezës Shijak. Për të bashkëpandehurin e tij, Olsi Turja, i akuzuar për “pengim të zbulimit të të vërtetës” u kërkua një dënim me 3 vite burg.

Jan Prenga u rrëmbye janarin e 2020. Urdhrin për rrëmbimin sipas SPAK e dha Dritan Rexhepi dhe Gentian Doci Funiqi.

Rrëmbimi pasi vëllai i Jan Prengës vodhi një kontejner me drogë në Britaninë e Madhe. SPAK tha se Festim Bexhdili e di vendin ku kanë groposur trupin e Jan Prengës, por nuk e tregon atë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×