I dënuar në Greqi e Sarandë, kush është peshkatari që goditi me thikë pas shpine 43-vjeçarin (Emri-Foto)

Policia Sarande 840x440 1 770x403

Është arrestuar autori i plagosjes me thikë në Sarandë.

“BalkanWeb” sjell fotografinë e 43-vjeçarit Genti Golemi, i cili pas një sherri në shëtitoren e Sarandës, goditi me thikë pas shpine 43-vjeçarin Kledi Koka.

Ky i fundit ndodhet në spital, ku po i nënshtrohet një operacioni, pasi thika i ka prekur mushkërinë. Ndërkohë, mësohet se autori ka qenë peshkatar dhe sherri ka nisur për motive të dobët.

“BalkanWeb” mëson se autori kishte dhe një emër të dytë, Jorgo Golemi, dhe ishte i dënuar më parë në Greqi për trafik droge dhe në Sarandë për prodhim e shitje të lëndëve narkotike, si dhe mbajtje pa leje të municionit luftarak.

Ai ishte kapur në vitin 2006 me 400 gramë marijuanë, kapsolla detonatore dhe fitila zjarrpërcjellës.

Arena e Lajmit

I dënuar në Greqi e Sarandë, kush është peshkatari që goditi me thikë pas shpine 43-vjeçarin (Emri-Foto)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook