Lojtari i Sezonit në Premier Ligë/ Tetë të nominuar për çmimin prestigjioz në Angli, por mungon… Ronaldo

Premier Liga ka shpallur sot pretendentët për të fituar çmiminn e “Lojtarit të Sezonit”, “Trajnerit të Sezonit” dhe “Talenti i Sezonit”, ku surprizat sigurisht nuk mungojnë.

ronaldo

Tetë emrat për tu shpallur lojtari i sezonit janë: Aleksandër-Arnold, Bouen, Kanselo, De Brujne, Saka, Salah, Son dhe Uard-Prous. Shihet mungesa e sulmuesit portugez, Kristiano Ronaldo, i cili dhe pse skuadra e tij dështoi për të arritur objektivat, ai sërish arriti të shënonte 18 gola dhe të jepte 3 asiste.

lojtari

Gjithashtu e habitshme është dhe mungesa e Sadio Mane, që gjithashtu ka dhënë një performancë fantastike këtë sezon me Liverpulin.

Për sa i përket trajnerit më të mirë, nuk mungon dyshja Guardiola-Klop, të cilët gjithashtu në garë i shtohen dhe Patrik Viera i Kristal Palas, Edi Houi i Njukasëll dhe Tomas Frank i Brentfordit.

trajneri

Për çmimin “Talenti i Sezonit”, gara do të jetë e ndezur, midis: Aleksandër-Arnold, Fil Foden, Gallaher, Miçëll, Mejsën Maunt, Ramsdejl, Deklan Rajs dhe Bukajo Saka.

talenti

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×