
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias në mbyllje të vizitës së tij zyrtare në Tiranë, është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama.
Dendias shprehet se temë e bisedimeve ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe perspektiva europiane e Shqipërisë.
“Në përfundim të vizitës time në Tiranë, u takova me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën. Në qendër të diskutimeve ishin marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva europiane e Shqipërisë dhe zhvillimet rajonale”, shkruan ai në Twitter.
Më herët gjatë ditës së sotme, Ministri grek e nisi vizitën me kreun e degës së Omonias në Himarë, Fredi Beleri.
Në një postim në Twitter, Dendias ka ndarë foto nga takimi, ndërsa shprehet se me Belerin kanë diskutuar sa i takon problematikave të minoritetit grek në Shqipëri.
“Në nisjen e vizitës time në Tiranë, u takova me Presidentin e degës së Omonias në Himarë, Fredi Beleri, i cili më informoi mbi çështjet dhe problematikat e minoritetit grek në Shqipëri”, shkruan ai.
Më tej ai është takuar me kryepeshkopin Anastas Janullatos.
“Gjatë vizitës sime në Tiranë pata një takim të përzemërt me kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos”, shprehet ai.
Vizita e radhës ka qenë me homologen Olta Xhaçka.
“U takova sot në Tiranë me homologen time shqiptare Olta Xhaçka
Rendi i ditës: Forcinimi i marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat, Përgatitja e Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore & Perspektiva e Ballkanit, Zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe Ukrainë pas pushtimit”, shkruan ministri grek në Twitter.