
Jo të gjithë janë mbështetës dhe i presin mirë postimet e personazheve të njohura shqiptare në rrjetet sociale dhe jo rrallëherë personazhet nuk ngurrojnë tu përgjigjen. e sidomos Einxhel Shkira.
Moderatorja ka reaguar në lidhje me temën më të zjarrtë të momentit, zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë. Përmes disa statuseve në rrjetin social Twitter, Einxhel shprehet se kjo është një humbje e madhe për Kosovën, megjithëse është e lumtur që festivali do të zhvillohet në Tiranë.
Ajo madje u bëri thirrje organizatorëve se do të dëshironte që në “Sunny Hill” të promovoheshin artistët dhe Dj vendas, pasi sipas saj “ka ardhur koha të respektojmë njëri-tjetrin.” Në një status tjetër ajo shkroi: “Nëse nuk është PM dhe Dagz nuk vij.”
Nese nuk eshte the duo of DJs “it’s PM to the DAGZ now” nuk vij‼️#IamEinxhel ✋🏼😎 https://t.co/QnTpuG2tgM
— Einxhel (@EinxhelShkira) June 15, 2022
“O na plasi t*api po nuk erdhi ti”- i shkruan dikush Einxhel dhe ky koment nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e saj. Moderatorja i ka kthyer madje një përgjigje duke i shkruar: “Ty të daltë një lule në ball ishalla, por po flas për ata që nuk u plas jo për ty që të plas.”