Pësoi tre gola nga Benzema, Donaruma reagon për gafën në zonë: Ishte i parregullt, nuk jam fajtor për eleminimin

Portieri i Paris SG-së, Xhanluixhi Donaruma, është kthyer të flasë për episodin e shumëpërfolur në Madrid, që do t’u kushtonte më pas eliminimin francezëve nga Liga e Kampioneve.

benzema vs donaruma

 

Kampioni i Europës me Italinë ka dhënë një intervistë për agjencinë e lajmeve franceze “AFP”, duke mos pranuar përgjegjësinë për eliminimin e PSG-së.

Donaruma gaboi në rastin e golit të Benzemasë, por ai nuk e ndien veten aspak fajtor. Jo vetëm kaq, por Donaruma i ka bërë një apel të qartë klubit francez që të zgjidhë sa më parë çështjen e portës dhe rivalitetin mes tij dhe Kejlor Navasit.

“Goli i Benzemasë nuk ishte i rregullt, duhej anuluar për faull ndaj meje, por natyrisht që mund ta kishim administruar më mirë takimin. Tani duhet të mendojmë për të ardhmen, ta lëmë të kaluarën pas, sepse nuk mund të ndryshojmë asgjë”, ka thënë Donaruma.

Në lidhje me konkurrencën me Navas ai ka shtuar: “Të presim të shohim se çfarë do të ndodhë, por mendoj se klubi do të marrë një vendim përfundimtar, nuk mund të vazhdojë kështu”.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×