Protesta për Butrintin/ Ambientalisti Sazan Guri i kërkon ‘aleancë’ Pandeli Majkos, ja reagimi i tij (Foto)

Guri Majko (2)

Pak minuta para nisjes së seancës së sotme plenare ku ndër të tjera do të shqyrtohet dhe projektligji për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, para parlamentit është mbajtur një protestë nga arkeologë e ambientalistë.

Mes protestuesve ka qenë dhe ambientalisti Sazan Guri. Në fotot e siguruara nga LSA, ai shihet teksa kërkon të flasë me deputetin e PS-së Pandeli Majko, por ky i fundit me sa duket nxiton në seancë dhe i bën me dorë Gurit se po vazhdon rrugën.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×