PSG-ja tenton t’i prishë punë Interit, parizienët nisin kontaktet me objektivin e zikaltërve në merkato

Interi i Simone Inzagit është duke luajtur fatet e kampionatit me dy ndeshje ende për t’u luajtur, por duket se ka filluar planifikimet edhe për sezonin ardhshëm. Gleison Bremer është një nga objektivat kryesore të merkatos për zikaltërit që në orët e fundit janë shqetësuar nga interesimi i PSG-së për lojtarin.

BREMER 1

Sipas asaj çka raporton “Tuttomercato.web”, parizienët duket të jenë në ndjekje të 25-vjeccarit sin je alternative e mirë për të përmirësuar mbrojtjen e tyre. Mosha e re dhe forma e treguar e kanë shtyrë drejtorin sportive të klubit, Leonardo të kërkojë informacione për lojtarin te Torino.

Interi mbetet optimist për marrëveshjen për shkak të kontakteve të hershme me klubin “Granada”, por interesimi i parizienëve ngre një kambanë alarmi për Interi që duhet të nxitojë për ta mbyllur këtë transferim para se të jetë shumë vonë.

PANOPRAMASPORT.AL


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×