Rini e Përhershme me Ushqimet e Pasura me Kolagjen

Përbërësi kolagjen gjendet në çdo organ të trupit, përfshirë kocka, lëkurë, ligamente dhe kërce.

Kolagjeni bashkëpunon me proteinën elastinë për të ruajtur elasticitetin e indeve.

Ai ka nevojë për shumë aminoacide, ndërkohë që inflamacioni ka aftësinë ta shkatërrojë.

Fibrat e kolagjenit përfitojnë shumë nga dy aminoacide: lysina dhe prolina por edhe nga ushqyes të tjetër siç është vitamina C.

Kolagjeni gjendet poshtë shtresës së jashtme të lëkurës. Ai është baza e indeve lidhorë që mbështesin të gjithë strukturën e lëkurës, ndaj është thelbësor për një lëkurë rinore.

Me kalimin e moshës, trupi prodhon gjithnjë e më pak kolagjen, ndërkohë që lëkura hollohet duke i çelur rrugën rrudhave.

Dielli, ndotja, radilalet e lira dhe duhanpirja, janë gjithashtu përgjegjës për rënien e sasisë së prodhuar të kolagjenit.

Trupi prodhon vazhdimisht kolagjen për të riparuar dëmet, por pas moshës 35-40 vjeçare, prodhimi dhe cilësia e tij zbehet.

Lajmi i mirë është se, përveç trajtimeve kozmetike, ushqimi është një tjetër burim i pasur me kolagjen.

Më poshtë do të gjeni listën e ushqimeve të pasura me kolagjen të sugjeruara nga AgroWeb.org.

Ekspertët thonë se prodhimi i kolagjenit është në varësi të nivelit të përshtatshëm të aminoacideve, 9 prej të cilave nuk prodhohen nga trupi dhe duhen marrë nëpërmjet ushqyerjes.

Burimet shtazore siç janë shpendët, peshku, djathi, qumështi dhe vezët arrijnë të plotësojnë kërkesën për nëntë aminoacide.

Frutat e pasura me bioflavonoidinë dhe antocianidinë mbështesin indet lidhore dhe fibrën e kolagjenit.

Ato gjenden në ushqimet me ngjyrë të kuqe ose vjollcë siç janë qershitë, manaferrat dhe boronicat e kuqe.

Antocianidina rrit nivelet e vitaminës C në qeliza, mbron kundër dëmeve të shkaktuara nga radikalet e lira dhe parandalon shkatërrimin e kolagjenit në lëkurë.

Vitamina C dhe bakri janë të rëndësishëm për prodhimin e kolagjenit dhe riparimin e indeve.

Konsumoni ushqime të pasura me vitaminë C siç janë kivi, brokoli, sallata e ujit, portokalli, speci, pjepri dhe lulerradhiqe.

Lakra
Produktet e sojës
Frutat dhe perimet e kuqe
Fasulet
Karrotat
Arrat dhe farat e linit
Ullinjtë e zinj ose jeshilë
Limonët dhe portokallet
Avokado
Mishi i gjeldetit

Sigurohuni që këto ushqime të jenë pjesë e dietës suaj për një lëkurë rinore!/AgroWeb.org

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×