Tha se në finalen e Tiranës luhet për një trofe për vende të prapambetura, Murinjo i përgjigjet Zemanit: E di jam me vonesë, por i uroj…

Zhoze Murinjo ka folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes që Roma e tij do të zhvilloj të shtunën kundër Venecias.

4564564

Tekniku portugez është përballur dhe me shumë pyetje për finalen e Ligës së Konferencës që do të zhvillohet në Tiranë, ku në fund të saj nuk ka harruar t’i bëjë një urim trajnerit Zeman, i cili një ditë më parë kishte theksuar se në finalen e Tiranës do të luhet për një trofe të vendeve të prapambetura.

“Nëse mbaruam me pyetjet, edhe pse një ditë më vonesë doja t’i bëja një urim trajnerit Zdenek Zeman.

I uroj gëzuar ditëlindjen.”, tha Murinjo, i cili u largua i shoqëruar nga buzëqeshjet e të pranishmëve në sallë që kuptuan arsyen e gjestit të portugezit.

LEXO EDHE:

Dikur donte Partizanin, Zeman thumbon Murinjon për finalen në Tiranë: Trofe për vende të prapambetura

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×