Tmerr në shëtitoren e Sarandës, një person godet me thikë pas shpine 43-vjeçarin (Emri)

1611061679 Sherrmethika 840x440

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë paradite në shëtitoren e Sarandës. Një sherr mes dy personave ka degraduar në përdorimin e mjeteve prerëse.

Policia njofton se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi G. G., ka goditur me mjet prerës në kurriz shtetasin K. K., 43 vjeç.

“BalkanWeb” mëson se ka mbetur i plagosur shtetasi Kledi Koka, i cili është duke iu nënshtruar një operacioni.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 07.06.2022, në shëtitoren e Sarandës, gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi G. G., ka goditur me mjet prerës në kurriz shtetasin K. K., 43 vjeç, i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×