Mesfushori i Interit, Ivan Perisiç, ka qenë një nga lojtarët më të mirë për zikaltrit në këtë sezon, i cili në ndeshjen e fundit me Juventusin shënoi dhe dy gola duke i dhënë klubit nga Milano trofeun e Kupës së Italisë.
Kjo gjë ka zgjuar interesimin e “Zonjës” për ta pasur në skuadër kroatin, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor dhe ende nuk ka asnjë shenjë rinovimi.
Por siç duket tashmë në garë për të është futur edhe Çelsi. Tekniku Tomas Tuhel ka shfaqur një pëlqim të madh për mesfushorin dhe do të donte të kishte në ekip një lojtar që mund të luaj kudo në krahun e majtë të fushës, sidomos pas largimit të mundshëm të Markos Alonsos në këtë merkato.
Gjithsesi Interi nuk do të heqë dorë kaq kollaj nga Perisiç, me të cilin janë gati të rinovojë dhe një vit tjetër.
Arena e Lajmit
