VIDEO/ Markez lë të shtangur fansat e MotoGP-së, tregon aftësitë teksa i shpëton mrekullisht aksidentit

Mark Markez është bërë edhe njëherë tjetër protagonist me aftësitë e tij në pistën e MotoGP-së.

pjimage (4)

Spanjolli ka arritur t’i shpëtojë mrekullisht një aksidenti të frikshëm në provat e lira të Çmimit të Madh të Francës falë aftësive të që ka treguar në manovrimin e shpejtë me motorin e tij.

Në videon e bërë virale shihet Markez i cili duke marrë një kthesë të fortë afron gjurin pranë tokës duke krijuar kontakt, në atë moment piloti arrin të rifitojë kontrollin e motorit të tij duke ruajtur ekuilibrin dhe duke evituar në aksident të frikshëm.

Fansat e shpërndanë gjerësisht këtë moment në rrjetet sociale, duke vlerësuar aftësitë e 6-herë kampionit të botës në MotoGP.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×