ZYRTARE/ Revolucion te klubi i mesfushorit të Kombëtares, largohet trajneri dhe drejtori sportiv

Revolucion te klubi i Espanjolit!

VINSENTE MORENO

Vinsente Moreno nuk do të jetë më trajner i skuadrës së njohur katalanase, pavarësisht mbijetesës së siguruar me tre ndeshje përpara fundit të kampionatit.

Klubi ku aktivizohet dhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Keidi Bare ka bërë një revolucion të vërtetë, ku përveç trajnerit Moreno është larguar zyrtarisht edhe drejtori sportiv Fransisko Hoakin Perez Rufete.

ESPANJOL 1

Skuadrën e Espanjolit do ta drejtojë përkohësisht trajneri i ekipit të dytë, Luis Blanko.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi katalanas me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.

Aktualisht, Espanjoli renditet në vendin e 13-të duke grumbulluar 40 pikë, ku në 36 ndeshje të zhvilluara ka koleksionuar 10 fitore, 10 barazime dhe 16 humbje me një golavarazh 39-52.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×