
Ndër lidhjet më jetëgjata të Jennifer Lopez ka rezultuar ajo me Marc Anthony, gati një dekadë.
Këngëtarët e njohur madje u bënë prindër të binjakëve Max dhe Emme. Gjatë romancës së tyre dyshja kanë qenë ndër çiftet më të preferuar.
Mirëpo përralla e tyre e bukur nuk përfundoi me fund të lumtur, pasi dyshja u ndanë pas shumë kohësh së bashku. Në dokumentarin kushtuar jetës së saj “Halftime”, Jennifer Lopez ka rrëfyer periudhën e vështirë që kaloi pas ndarjes.
Ndër të tjera, Lopez tregoi se kishte humbur nga vetja duke u përpjekur për të krijuar familjen. Dhe rikthimi në karrierë ishte i vështirë pasi në atë moshë askush nuk e merrte më për role në filma.
“Kur fëmijët e mi ishin tre vjeç, unë u divorcova. Isha një nënë beqare me dy fëmijë të vegjël. Si artiste, humba pak nga kush isha duke u përpjekur të ndërtoja një jetë familjare perfektë. Në moshën 42-vjeçare, nuk më thërrisnin për ndonjë rol në film dhe kur u ktheva në punë, ndjeva se nuk e dija më se ku qëndronte vlera ime,”- u shpreh JLO.