Kreu i SPAK: Në 2021 bllokuam 70 milionë euro asete të krimit të organizuar. Buxheti ynë është…

Keshilli I Integrimit (9)

Kreu i SPAK Arben Kraja, në Këshillin Kombëtar të Integrimit u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve, ndërsa ka folur për korrupsionin, pastrimin e parave si edhe aktivitete të kryera përgjatë vitit 2021.

Në fjalën e tij Kraja tha se në vitin 2021 janë bllokuar 70 mln euro asete të krimit të organizuar, ndërsa shtoi se në një vit buxheti i SPAK është rreth 6 milionë euro.

“Gjatë vitit 2021, kemi arritur të konfiskojmë pasuri të paluajtshme, makina dhe monetare rreth 70 milionë euro. Ndërkohë që buxheti i SPAK për një vit është 6 milionë euro. Në këtë sens jemi munduar të jemi efektiv, padyshim ka shumë për të bërë sepse është strukturë e re që po krijohet, kjo kërkon edhe mentalitet, ngritja e një strukturën të nivelit të dytë”, ka thënë ndër të tjera Kraja.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×